U mbajt debat publik për draftin e ndryshimit dhe plotësimit të bazës së ekonomisë së ujërave në RM për akumulimin “Jagmular”

1(21.09.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot, në ambientet e Odës ekonomike, hapi debatin publik për draftin e ndryshimit dhe plotësimit të bazës së ekonomisë së ujërave të Republikës së Maqedonisë për akumulimin “Jagmular” në lumin e Bregallnicës, me ç’ rast në të njejtin u prezentua versioni i Draftit.

Duke pasur parasysh rëndësinë e problematikës me të cilën po përballet rajoni, ministri Izairi theksoi se përveç se në kuadër të obligimeve ligjore , debati i sotëm publik organizohet edhe me qëllim të përgatitjes së një dokumenti me cilësi sa më të lartë, në të cilin do të përfshihen pikëpamjet profesionale dhe nevojat e të gjitha subjekteve të interesuara.

Në fjalimin e tij ai shtoi:

Baza e ekonomisë së ujërave si dokument aprovohet në të gjithë teritorrin e vendit me qëllim të planifikimit të integruar dhe zbatimit të programeve dhe masave për zhvillimin e ujërave, ndërsa në pajtim me zhvillimin kombëtar dhe harmonizimin e zhvillimit ekonomik dhe përparimit social. Baza e Ekonomisë së Ujërave ekzistuese e R. së Maqedonisë si dokument i vitit 1976, më nuk mund që t’i plotësojë kriteret e lartpërmendura për të cilin qëllim edhe aprovohet, është e nevojshme që të hartohet një i ri për shkak të shfrytëzimit të duhur të potencialit ujorë. Për këtë qëllim deri te Ministria u drejtuan komuna e Shtipit dhe Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore, të cilët kërkuan ndyshimin dhe plotësimin e Bazës së Ekonomisë së Ujërave të R. së Maqedonisë për akumulimin shumëqëllimor Jagmular, me të cilin planifikohet furnizimi i ujit në qytetin e Shtipit me fshatrat përreth, ujitja e 900 he e tokës bujqësore, përdorimi energjetik dhe mbrojtja nga përmbytjet në pjesën e rrjedhës së lumit. Është planifikuar me lokacionin në luginën e lumit Bregallnicë në 25 km nga grykëderdhja me lumin Vardar, përkatësisht në 18 km në rrjedhën e lumit nga qyteti i Shtipit.

Meqë nga hartimi i Bazës së Ekonomisë së Ujrave në R. e Maqedonisë kanë kaluar më shumë se 40 vite, janë ndryshuar të dhënat hidrometorologjike, të cilat konsiderueshëm ndikojnë në zhvillimin e objekteve të ekonomisë së ujërave, janë ndryshuar nevojat e shfrytëzuesve të ujit dhe kuptimet e reja të hartimit të dokumenteve urbanistike të planit të cilat sollën deri te nevoja e domosdoshme e ndryshimit të parametrave të akumulimit Jagmular. Për shkak të realizimit të ndërtimit të rrugës së shpejtë të aksit A4 Shtip-Radovish, Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore hartoi Projekt verzion për ndryshimin dhe plotësimin e Bazës së Ekonomisë së Ujërave të R.së Maqedonisë nga viti 1976 për akumulimin Jagmular të lumit Bregallnicë. Hartuesi Instituti i Ndërtimitarisë i Maqedonisë në bazë të dokumentacionit teknik ekzistues, shtresave gjeodezike, janë marrë mendime nga komunat e tanguara, nevojat e shfrytëzuesëve të ujit dhe janë marrë të dhënat hidrologjike për periudhën prej vitit 1961- 2010 sugjeroi një zgjidhje alternative që duhet t’i plotësojë nevojat e deritainshme e të gjithë shfytëzuesëve të ujit dhe mundësimin e ndërtimit të rrugës së shpejtë të aksit A4 Shtip-Radovish.