U mbajt punëtoria e tretë e UNECE-s mbi menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Sot u zhvillua e fundit nga tre punëtoritë e organizuara nga Komisioni Ekonomik për Evropën pranë OKB-së, kushtuar reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë, bazuar në rishikimet e perfomancës mjedisore të UNECE-s, në të cilët nikoqir është vendi ynë.

Shukova_rabotilnica_UNECEQëllimi i punëtorisë është të sigurojë një platformë për vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, Azisë Qendrore dhe Kaukazit për të ndarë përvojat e tyre në adresimin e çështjeve të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe teknologjike/antropogjene dhe për të mbështetur bashkëpunimin ndërmjet ekspertëve përkatës për zhvillimin e standardeve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Shukova_UNECE- Vetëm me planifikim strategjik, përpjekje kolektive dhe përmirësim të rezistencës mund të minimizojmë ndikimin e fatkeqësive të mundshme si tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, rrëshqitjet e dheut dhe aksidentet industriale – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, e cila e hapi këtë ngjarje.

Ministerka_Shukova_UNECEAjo theksoi se këto dukuri të padëshiruara ndikojnë në mënyrë negative në ekonominë shtetërore, infrastrukturën dhe jetën e përgjithshme shoqërore dhe shtoi se për parandalimin dhe menaxhimin e suksesshëm të fatkeqësive është e nevojshme praktikimi, testimi dhe përditësimi i rregullt i metodave të bashkëpunimit në nivel rajonal dhe më gjerë.

Ministerka_UNECE

Seria e seminareve u realizua me ndihmën e Agjencisë Gjermane të Mjedisit përmes UNECE Gjenevë, dhe synimi i tyre është të prodhojnë rekomandime për ciklin e ardhshëm të prodhimit të raporteve të auditimit të performancës mjedisore në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, Azisë Qendrore dhe Kaukazi.