Po përshpejtohet procesi i rivlerësimit të PK Mavrovë

- Për ne si Ministri e një rëndësie të veçantë është mirëfunksionimi i mbrojtjes së zonave që i kemi shpallur të mbrojtura në kategori të ndryshme mbrojtjeje. Për këtë arsyje, ne gjithmonë jemi të hapur për përkrahje aty ku është e nevojshme – tha ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova në takimin me përfaqësues të NPPK Mavrovë, përfaqësues të SHEM dhe Global Conservation.Sostanok_Minister_Sukova_NP Mavrovo

Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm dhe mënyrat e bashkëpunimit në drejtim të hartimit sa më të shpejtë të Studimit të Valorizimit të PK Mavrovë, Ligjit për rishpalljen e PK Mavrovë, si dhe Planit të Menaxhimit, që është bazë për mirëfunksionimin e zonës së mbrojtur.