Riafirmimi i përpjekjeve të Spanjës për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e menaxhimit të ujërave

Реафирмација на заложбите на Шпанија за поддршка на Република Северна Македонија вMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Spanjës, shkelqësinë e tij Jose Luis Lozano Garcia ku biseduan për bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të ujërave.  Menaxhimi i ujërave të zeza në rajonin e Ohrit-Strugës, është interesi kryesor i kompanive spanjolle, të cilat tashmë kanë dorëzuar një koncept të projektit deri në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Spanjës.  Në takim u prezantua në detaje projekti, i cili tashmë është në fazën e vlerësimit nga institucionet spanjolle.

Ministri Nuredini theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka qasje transparente në menaxhimin e ujërave të zeza në rajonin Ohër-Strugë dhe shprehu mirënjohje për interesin për bashkëpunimin dypalësh në këtë fushë, përmes një qasjeje të integruar dhe menaxhimit të qëndrueshëm të kapaciteteve, me qëllim ruajtjen e vlerave natyrore të rajonit dhe për të mundësuar një ekonomi qarkore funksionale.