U promovuan automjetet fuoristradëdhe pajisjet personale për menaxherin e ZMMalet e Osogovës dhe ZMMalet e Maleshevës

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot mori pjesë në manifestimin në të cilin u promovuan automjetet fuoristradë dhe pajisjet personale që iu caktuan menaxherit të Zonës së Mbrojtur (ZM) – Malet e Osogovës dhe ZM Malet e Maleshevës, NP “Pyjet Kombëtare”.Промовирани теренски возила и лична опрема за управувачот на ЗП Осоговски Планини

Në vitin 2020, malet e Osogovës u shpallën zonë e mbrojtur në kategorinë V – zonë e mbrojtur, për shkak të shumëllojshmërisë dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, veçorive hidrologjike, peizazhitdhe vlerave të tjera, si dhe ndërveprimit specifik të njerëzve dhe natyrës.

Sekretarja shtetërore Shukova, theksoi se shpallja e maleve të Osogovës si zonë e mbrojtur tashmë po tregon rezultate dhe luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e vlerave natyrore të maleve të Osogovës.IMG_20221007_184756

Procesi i shpalljes së maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur është realizuar në kuadër të Programit për Ruajtjen e Natyrës (PRN), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe është koordinuar nga “Farmahem” nga Shkupi. Ekspertiza lokale në këtë proces është ajo e Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, MMJPH dhe komunave të synuara Berovë dhe Pehçevë.IMG_20221007_184718

Në ngjarjen e sotme u prezantua procesi për themelimin e organit menaxhues për ZM të Malet e Osogovës.