Vazhdon bashkëpunimi me UNEP-in në zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit

Në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) nga Vjena, Sonia Gebert, u diskutua për miratimin dhe zbatimin e politikave dhe iniciativave inovative të fokusuara në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

unep

U shqyrtua zbatimi i projektit të GEF/UNEP “Promovimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës duke përforcuar Kornizën Ligjore dhe Institucionale, Ngritja e Kapaciteteve dhe Restaurimi i Peizazheve Malore më të Cënueshme” dhe u diskutua mbështetja e ofruar nga UNEP-i në përpjekjet kombëtare për arritjen e  objektivave për neutralitetin e degradimit të tokës.

Theks i veçantë u vendos në zbatimin efektiv të Kornizës Globale për Diversitet Biologjik pas vitit 2020, si dhe projektet aktuale që synojnë përmirësimin e menaxhimit të diversitetit biologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e mëparshëm të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve dhe mbështetjen e UNEP-it në zbatimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për mjedisin, si dhe e shfrytëzuan rastin për të diskutuar për mundësitë të cilën Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin të mbështesë disa projekte të ardhshme të Ministrisë.