U prezantua Plani për cilësinë e ajrit të ambientit për Komunën e Manastirit

Sostanok_Plan za kvalitet na vozduhSekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mori pjesë në prezantimin online të Planit për cilësinë e ajrit të ambientit për Komunën e Manastirit, i cili u zhvillua në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe zbatimi i indeksit shëndetësor në rajonin ndërkufitar ” (TRAP).

Sekretarja shtetërore Shukova, në fjalën hyrëse tha se ky Plan i dytë për rajonin e Manastirit, i përgatitur me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për herë të parë përfshin komunat fqinje Mogillë dhe Novaci.

- Ky rajon çdo vit përballet me problemet me cilësinë e ajrit, veçanërisht në sezonin e ngrohjes, pra në periudhën e dimrit. Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, plani i përgatitur përfshin analizën e situatës së cilësisë së ajrit, zbulon burimet e emetimeve në ajër dhe përcakton masa të ndryshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe prioritizimin e masave që synojnë burimet dominuese të emetimeve – tha Shukova.

Projekti financohet nga programi IPA i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë 2014-2021, dhe zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe OJQ Qendra për Ndryshimet Klimatike në vendin tonë, në bashkëpunim me 3 organizata partnere nga Greqia.