U prezantuan prioritetet sektoriale dhe reformat e MMJPH-së në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme

Në mbledhjen e sotme të Grupit Punues Sektorial për Mjedisin Јетësor dhe Veprimin Klimatik, të kryesuar nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u bisedua për prioritetet dhe reformat sektoriale në këtë fushë që duhet të  zbatoheshin në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, duke marrë parasysh strategjitë përkatëse sektoriale, reagimin strategjik, objektikvat dhe treguesit përkatës. 

Презентирани секторските приоритети и реформи на МЖСПП на краток и среден рок

  • Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar legjislacionin dhe sistemet e saj me legjislacionin dhe politikat e BE-së për mjedisin jetësor  dhe klimën – tha Nuredini në fjalimin e tij hyrës, duke theksuar se hapja e negociatave për anëtarësim me BE-në do të intensifikojë procesin e harmonizimit të legjislacionit dhe do të vëjë fokus të ri të zbatimit.

Sipas strategjive sektoriale të MMJPH-së, të cilat janë të harmonizuara me marrëveshjet ndërkombëtare dhe dokumentet strategjike rajonale, në radhë të parë me “Marrëveshjen e Gjelbër” dhe “Agjendën e Gjelbër” për Ballkanin Perëndimor, synimet prioritare për t’u arritur janë: optimizimi i menaxhimit të ujit dhe reduktimi i ndikimit të mbetjeve të ngurta në mjedisin jetësor; Ruajtja, rinovimi dhe menaxhimi i burimeve natyrore dhe promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të tyre; Reduktimi i  emetimeve të gazeve serrë dhe ndotja e ajrit dhe përmirësimi i rezistencës ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe Përmirësimi i politikëbërjes dhe zbatimi i ligjeve.

Kostot e vlerësuara të pajtueshmërisë me legjislacionin përkatës të BE-së për të gjithë sektorin mjedisor janë të larta dhe instrumenti i para-anëtarësimit do të luajë një rol të rëndësishëm në sigurimin e mbështetjes financiare së bashku me buxhetin e shtetit, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorë të tjerë.

Qëllimi i takimit ishte jo vetëm informimi i donatorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve donatore për prioritetet sektoriale, por edhe thirrja për përfshirje dhe mbështetje aktive në arritjen e synimeve të përcaktuara.