U prezantuan dokumentet e përgatitura në kuadër të projektit “Uji në kontekst të rritjes së gjelbër”

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova mori pjesë në prezantimin e raporteve të përgatitura në kuadër të projektit “Uji në kontekst të rritjes së gjelbër”, i cili financohet nga zyra e Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe menaxhohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Projekti kishte për qëllim të sigurojë dokumente që do t’i ndihmojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht institucioneve të saj kompetente, në procesin e menaxhimit të ujërave.

Svetska Banka- Në përputhje me Agjendën e Gjelbër, theksi është vënë në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, i cili përfshin sigurimin e një sasie të mjaftueshme të ujit për nevojat e zhvillimit të të gjithë përdoruesve, duke marrë parasysh mundësitë natyrore të ekosistemeve, si dhe sigurimin e mbrojtjes së njerëzve dhe të mirave materiale nga vërshimet dhe efektet e tjera të dëmshme të ujit – theksoi ministrja Shukova në fjalimin e saj hyrës, duke theksuar se politika e MMJPH-së në menaxhimin e burimeve ujore ka për qëllim harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së.

Svetska Banka_2Në kuadër të projektit u përgatitën dy dokumente: “Uji për rritje të gjelbër dhe të qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut”, të cilat do të përfaqësojnë mjete ndihmëse për realizimin e kërkesave të Agjendës së Gjelbër si imperativi strategjik i Qeverisë së RMV-së në menaxhimin e ardhshëm të ujërave dhe mbeturinave në vendin tonë.