U prezantua Libri Dixhital i Ujit dhe Metodologjia për monitorimin e trupave ujorë

vodnakniga_1Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka mbajtur fjalim hyrësnë manifestimin ku u prezantua platforma digjitale për Librin e Ujit (data e të dhënave për menaxhimin e ujit) dhe Metodologjia për monitorimin e trupave ujorë. Libri Digjital i Ujit dhe Metodologjia janë hartuar për nevojateMinistrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Britanike në Shkup, i cili menaxhohet nga Instituti për Studime të Komunikimit përmes fushatës “Sqaroni gjithçka”.

Në fjalimin e tij ministri Nuredini,potencoi se duke ofruar të dhëna publike për menaxhimin e ujërave dhe legjislacionin e ri në fushën e monitorimit të ujërave, Ministria u ofron qytetarëve një shikueshmëri më të madhe të gjendjes së resurseve ujore.

- Kryqëzimi i të dhënave nga Libri i Ujit dhe monitorimi i Administratës Hidrometeorologjike do të mundësojë miratimin e politikave dhe masave të qëndrueshme për përdorimin dhe mbrojtjen e ujit, por edhe transparencë më të madhe të procesit. Këto janë hapa që do të kontribuojnë në menaxhimin e duhur të cilësisë së mjedisit në vendin tonë, dhe që na afrojnë në përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian në procesin e arritjes së anëtarësimit të ardhshëm në të – tha ai, duke shtuar se rezultatet i projektit gjithashtu duhet të sigurojë dhe forcojë kapacitetet administrative për implementimin dhe zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e ujërave.

Sipas promotorëve, platforma dixhitale për Librin e Ujit do të kontribuojë në transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje në fushën e ujërave dhe do të mundësojë që të gjitha të dhënat përkatëse nga Libri i Ujit të jenë publike dhe lehtësisht të arritshme për të gjitha palët e tanguara. Rregullorja për metodologjinë e monitorimit të trupave ujore sipërfaqësore, në anën tjetër, është akt nënligjor i cili më afër përshkruan mënyrën e monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes ekologjike të ujërave.

Këtë vit,shënimi i Ditës Botërore të Ujit është shenjë e mbrojtjes së ujërave nëntokësore dhe shënohet me moton “Ujërat nëntokësore – duke e bërë të padukshmen të dukshme”.