Fillon projekti “Mbështetje për reformat në pylltari në Maqedoninë e Veriut”

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova mbajti fjalim përshëndetës në hapjen zyrtare të projektit IPA “Mbështetje për reformat në pylltari në Maqedoninë e Veriut”, që financohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit është realizimi i reformave të nevojshme në fushën e pylltarisë, me qëllim harmonizimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vendit tonë në raport me kërkesat e Bashkimit Evropian.Почнува проектот „Поддршка на реформите во шумарството во Северна Македонија

Shukova shpjegoi se nevoja për të mbrojtur pyjet në Evropë konfirmohet në Strategjinë e re të BE-së për pyjet deri në vitin 2030, e cila synon të mbështesë funksionet socio-ekonomike të pyjeve për prosperitetin e zonave rurale dhe të nxisë bio-ekonominë e qëndrueshme të bazuar në pyje. Strategjia synon gjithashtu mbrojtjen, rivitalizimin dhe rritjen e sipërfaqes nën pyje në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të luftojë ndryshimet klimatike, rikthimin e diversitetit biologjik dhe sigurimin e ekosistemeve pyjore rezistente dhe me shumë qëllime.

- Dëshiroj të theksoj se përveç faktit që Ministria e Mjedisit Jetësor në bashkpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka kryer tashmë identifikimin e pyjeve me vlera të larta natyrore, për të siguruar mbrojtjen e diversitetit biologjik përmes identifikimit të habitateve kryesore pyjore me diversitet biologjik të ruajtur dhe përgatitjes së udhëzimeve për menaxhimin e pyjeve për dy zona të përzgjedhura – theksoi ministrja Shukova.22

Ajo shtoi se përveç Ligjit për Pyjet, nevoja për mbrojtjen e ekosistemeve pyjore buron nga Ligji për Mbrojtjen e Natyrës dhe dokumentet strategjike zhvillimore, siç është Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Plan Veprimi (2017-2027) dhe Strategjia Kombëtare për Diversitetin Biologjik për periudhën (2018-2023), si dhe nga zbatimi i direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë.

- Në mënyrë paralele me këto procese MMJPH zbaton edhe aktivitete për harmonizimin e legjislacionit kombëtar dhe përmbushjen e detyrimeve në përputhje me direktivat e BE-së. Do të përmend direktivën aktuale për habitatet dhe zogjtë, gjegjësisht identifikimin e zonave të mundshme për rrjetin ekologjik Natura 2000, që përfshin pjesën më të madhe të ekosistemeve pyjore në vendin tonë – tha Shukova.3

Në këtë ngjarje fjalim mbajtën edhe ambasadori i BE-së në vend, David Geer, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupco Nikolovski dhe dekani i Fakultetit të Pylltarisë, Kiril Sotirovski.