Fillon zbatimi i komponentit rajonal të Projektit Global për përditësimin e Planit Kombëtar të Zbatimit për reduktimin dhe eliminimin e NOQ-ve

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova hapi punëtorinë e cila është një hyrje në zbatimin e Projektit Global për përditësimin e Planit Kombëtar të Zbatimit për reduktimin dhe eliminimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm – NOQ.

Почнува имплементацијата на регионалната компонента од Глобалниот проект за ажурирање на НИП за редукција и елиминација на POPs хемикалиите  -1Në fjalimin e saj, ministrja Shukova theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka më shumë se dy dekada që punon në mënyrë aktive në zbatimin e marrëveshjeve dhe iniciativave globale lidhur me menaxhimin e kimikateve dhe mbeturinave siç janë: Konventa e Stokholmit për NOQ-të kimike, Konventa e Roterdamit, Konventa e Minamatës për reduktimin dhe eliminimin e merkurit, Konventa e Bazelit për Kontrollin e Lëvizjeve Ndërkufitare të Mbeturinave të Rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, më pas Nisma SAICM dhe pasardhësi i saj i ri, Kuadri Global për Menaxhimin e Sigurt të Kimikateve dhe Mbeturinat e tyre.

Почнува имплементацијата на регионалната компонента од Глобалниот проект за ажурирање на НИП за редукција и елиминација на POPs хемикалиите  2- Përmes gjithë këtyre aktiviteteve, duke ndërtuar dhe forcuar kapacitetet e veta institucionale dhe ligjore, vendi ynë përpiqet të realizojë ambiciet e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian – tha Shukova.

Ministrja vuri theks të veçantë në zbatimin e Konventës së Stokholmit dhe Planit Kombëtar të Zbatimit për reduktimin dhe eliminimin e NOQ-ve.

- Këto dy dokumente kontribuan në vendosjen në funksion të një sistemi të menaxhimit të NOQ-ve në vend, i cili u pasua nga një sërë projektesh të suksesshme në këtë fushë – shtoi ajo.

3Punëtoria organizohet nga Zyra për NOQ-të në MMJPH në koordinim me Qendrën Rajonale për Konventën e Stokholmit në Brno, Republika Çeke – RECETOX, e cila njëkohësisht është edhe zbatuese e komponentit rajonal. Ngjarja u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të projektit: “Zhvillimi global, rishikimi dhe përditësimi i Planit Kombëtar të Zbatimit sipas Konventës së Stokholmit për Ndotës organikë të qëndrueshëm (NOQ)” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.