Nënshkruhet marrëveshja për hartimin e Planit hapësinor për Parkun kombëtar Pelister

3(09.06.2016). Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, drejtori i Parkut Kombëtar Pelister Amet Axhiu si dhe drejtori i Agjencisë për planifikim të hapësirës Ljupco Georgievski, sot nënshkruan marrëveshje për hartimin e Planit hapësinor për Parkun Kombëtar Pelister.

Vlera e përgjithshme për hartimin e këtij plani hapësinor arrinë 3.665.320,00 denarë, me ç’ rast Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Programit Vjetor për hartimin e planeve hapësinore për vitin 2016 ka paraparë 900.000,00 den.

Mjetet tjera financiare për realizimin e projektit të përgjithshëm do të parashihen në Programin për hartimin e planeve hapësinore për vitin 2017.

Me hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar të Pelisterit do të definohen masat për zhvillim integral turistik (dimëror, veror, eko, turizëm shëndetësor dhe rural), do të rishikohen drejtimet për trajtim integral të resurseve natyrore në funksion të ofertës turistike dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendbanimeve.