Ambiente më të ngrohta për fëmijët kopshtit “Kalinka” në lagjen Hekurana dhe fatura më të vogla të energjisë elektrike për komunën

(02.12.2019) Zëvendësministri i MjedisitJetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, së bashku me kryetarin e komunës së Gazi Babës Boris Georgievski, vizituan kopshtin e fëmijëve “Kalinka” në lagjen Hekurana, ku në rrjedhë janë aktivitetet punuese për përmirësimin e efikasitetit energjetik.

Aktiviteti është paraparë në Programin e uljes së ndotjes së ajrit për vitin 2019, ndërsa kopshti “Kalinka” në Komunën e Gazi Babës është vetëm një nga 28 objektet e zgjedhura që do të përmirësojnë efikasitetin e energjetik.