Vendoset gurr-themeli në sallën e re sportive në fshatin Gradec

(14.08.2015) Sot Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, si pjesë e delegacionit qeveritar të përbërë nga Zëvendës kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit Musa Xhaferi, Zëvendës kryeministri për Integrime Evropiane Fatmir Besimi dhe Ministri për Arsim Abdilaqim Ademi, morën pjesë në vënien e gurr themelit në sallën e re sportive në fshatin Gradec, komuna e Vrapçishtës.