Janë vendosur barriera lundruese për mbeturina në lumenjtë Sateska dhe Daljan në kuadër të platformës “Krenaria jonë. Përgjegjësia jonë” e Birrarisë Shkup

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mbajti sot fjalim në konferencën për media të mbajtur në Ohër me rastin e vendosjes së barrierave lundruese në lumenjtë Sateska dhe Daljan për mbrojtjen e liqenit të Ohrit nga mbeturinat. Vendosja e barrierave u realizua në kuadër të platformës afatgjatë për përgjegjësi sociale “Krenaria jonë. Përgjegjësia jonë” e “Birrarisë Shkup” dhe markës Skopsko, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kompaninë “Pacomak”. Qëllimi kryesor i platformës është mbrojtja e mjedisit jetësor, me fokus pastrimin e monumenteve kombëtare nga mbeturinat dhe mbrojtjen nga ndotja.

2Zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj iu referua marrëdhënieve partnere të Ministrisë së Mjedisit Jetësor me mbarë komunitetin afarist në vend me qëllim të zbatimit të Agjendës së Gjelbër dhe realizimit të iniciativave të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

-          Me rëndësi të madhe është bashkëpunimi i institucioneve dhe kompanive në përpjekjet për zhvillimin e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave përmes përzgjedhjes, grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave. Duke vendosur një dialog solid ndërmjet qeverisjes lokale, qendrore, komunitetit të biznesit, mediumeve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë, ne mund të kontribuojmë në mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe menaxhimin e mbeturinave. Të bashkuar, nëpërmjet partneriteteve të forta, ne mund të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme. Birraria Shkup është shembull i një kompanie me përgjegjësi shoqërore me projekte reale që bëjnë ndryshime të dukshme. – tha Oxhaklieska.

Mjetet për realizimin e këtij aktiviteti janë siguruar nga iniciativa për të ndarë 1 denar nga çdo shishe qelqi e shitur me etiketë të veçantë prej 0.5 l Skopsko dhe Skopsko Smooth. Barrierat lundruese të lumit Sateska dhe Daljan, të cilat u vendosën nga ekipet e ekspertëve të Pacomak, do të funksionojnë si një pengesë fizike që do të parandalojë që mbeturinat lundruese dhe mbeturinat nga paketimi të përfundojnë në ujërat e Liqenit të Ohrit. Të dy lumenjtë janë identifikuar si disa nga ndotësit më të mëdhenj të liqenit me mbeturina lundruese dhe mbeturina nga paketimi.

1Në konferencën për shtyp folën edhe kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, kryetari i Komunës së Debërcës, Zoran Nogaçeski, drejtori operativ i Pacomak, Iko Brdarovski, dhe drejtori i përgjithshim i Birrarisë Shkup, Dushan Mitrev.