Përvoja pozitive nga Qeveria Skoceze

Në takimin e sotëm të Ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe përfaqësuesve të Qeverisë Skoceze, është diskutuar për Strategjinë Zhvillimore Kombëtare dhe lidhjen e saj me planifikimin hapësinor dhe zhvillimin rajonal.

1.2Ekspertët nga Qeveria Skoceze ndanë përvojat e tyre pozitive dhe shembujt në zhvillimin e Kornizës Kombëtare të Planifikimit Hapësinor për Skocinë, e cila mbulon problemet, mundësitë dhe përfitimet për të gjithë vendin. Ata theksuan nevojën për pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara në procesin e zhvillimit të strategjisë, duke pasur parasysh barazinë dhe mundësitë për të gjithë, si dhe realizimin e interesit, vizionit dhe qëllimit afatgjatë.

Ministrja Shukova theksoi nevojën e një qasjeje pjesëmarrëse të të gjitha palëve të interesuara gjatë procesit të hartimit të Strategjisë Zhvillimore Kombëtare dhe lidhjes së saj me planifikimin hapësinor.

Korniza Kombëtare e Planifikimit Hapësinor të Skocisë është deri në vitin 2045, që është një përgjegjësi e madhe për gjeneratat e ardhshme dhe vizioni i Skocisë për të krijuar një vend më të mirë jetese për të gjithë.