Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut

Ministri Nuredini zhvilloi takim me Narine Sahakyan, Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në vendin tonë, Cliff Hammer, Këshilltar Rajonal për Infrastrukturë dhe Mjedis jetësor në Ambasadën Zvicerane, si dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve për të diskutuar projektin për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në Rajonin e Pollogut. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Ndër të tjera, projektet për Shipkovicën dhe lumin e Bogovinës u theksuan si projekte kryesore.