Oxhaklieska: Jemi të përkushtuar në zbatimin e politikave të mirëqeverisjes

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në ngjarjen konsultative “Së bashku për përmirësimin e qeverisjes në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike”, ku u diskutua për kushtet që kanë të bëjnë me qeverisjen e mire në zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike.1-zamenik

Gjatë fjalimit të saj, zëvendësministrja vuri në dukje se vendi ynë është i përkushtuar në zbatimin e politikave të mirëqeverisjes dhe se qeverisja e mire dhe vlerat e lidhura me të janë tashmë të integruara në masë të madhe në ligjet e përgjithshme që rregullojnë punën në sektorin public, si dhe në ligjet kyçe që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

- Sfidë mbetet nevoja për përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të punonjësve që punojnë në problemet e mbrojtjes së mjedisit jetësor në institucionin tonë por edhe në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, duke pasur parasysh çështjen komplekse ligjore në këtë fushë – theksoi Oxhaklieska, duke shtuar se në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në mundësitë për digjitalizim të plotë të proceseve të brendshme dhe shkëmbim më efikas të të dhënave dhe informacioneve me qytetarët.2-zamenik

Ngjarja organizohet nga Instituti për qeverisje të mire dhe politika për mjedis jetësor dhe ndryshime klimatike (IPECC), me seli në Shkup, në kuadër të projektit “Përmirësimi i qeverisjes së mirë në mjedis dhe ndryshimet klimatike”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nëpërmjet Mekanizmit të rezistencës civile.