Oxhaklieska në një takim me përfaqësues të kompanisë për menaxhim dhe riciklim të mbeturinave “Saubermacher”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të kompanisë austriake “Saubermacher”, aktivitet primar i së cilës është menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave.Odzaklieska_sredba_Saubermaher

Zëvendësministrja i informoi mysafirët për gjendjen aktuale dhe politikat për menaxhimin e mbeturinave në Maqedoninë e Veriut dhe diskutoi për planet e ardhshme lokale dhe rajonale për reduktimin e gjenerimit të mbeturinave të zhvilluara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.Odzaklieska_MZSPP_sredba_Saubermaher

Përfaqësuesit nga “Saubermacher” informuan se synojnë të investojnë mjete për realizimin e disa projekteve për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa një pjesë e aktiviteteve do të përfshijnë edukimin dhe punën me qytetarët për të fituar shprehi të reja dhe më të mira për deponimin e mbeturinave.