Oxhaklieska në një takim mbi përdorimin e zonave të degraduara si lokacione për termocentralet diellore dhe të erës

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Hulumtime dhe Informim Mjedisor, Eko-Ndërgjegjësimi, Ana Çoloviq Leshoska dhe drejtoreshën e Agjencisë për Planifikim Hapësinor, Andriana Andreeva.Оџаклиеска на состанок за користењето на деградирани површини како локации за соларни и ветерни централи

Tema e takimit ishte përdorimi i zonave të degraduara dhe të papërdorshme si lokacione për termocentralet diellore dhe të erës në vendin tonë.

Oxhaklieska theksoi se tranzicioni në burimet e rinovueshme të energjisë, si fotovoltaikët dhe termocentralet e erës, është thelbësor për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve. Kjo gjë do të kontribuojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe në zbutjen e efekteve anësore të ndryshimeve klimatike dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë që një pjesë e madhe e prodhimit total të energjisë elektrike të vijë nga burimet vendase.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit jetësor është një prioritet në shoqëri, veçanërisht sot, kur njerëzimi po përballet në nivel global me sfidat e ndryshimeve klimatike, reduktimin e burimeve të lëndëve djegëse fosile dhe përpjekjet për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.