Oxhaklieska në një konferencë për organizatat joqeveritare si aktorë të paçmuar në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në konferencën “Organizatat joqeveritare – aktorë të paçmuar në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” që mbahet sot në Shkup.zelena agenda_zamenik ministerka

Sipas saj, organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor nuk janë vetëm kontribues, por edhe shtytës kryesorë të Agjendës së Gjelbër dhe përfaqësimi i tyre, iniciativat dhe përpjekjet e përbashkëta janë të pazëvendësueshme në procesin e integrimit në BE.

-          Dialogu i vendosur i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi i përforcuar ndërmjet organizatave joqeveritare dhe autoriteteve nga Ballkani Perëndimor, si dhe bashkëpunimi ndërmjet OJQ-ve rajonale dhe evropiane, sjell përfitime reciproke dhe mundëson ndërtimin e kapaciteteve shtesë të sektorit joqeveritar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Organizatat joqeveritare gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe shkëmbimin e informacionit për qëllimet e Agjendës së Gjelbër dhe për statusin dhe progresin në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor – theksoi Oxhaklieska.zelena agenda_zamenik_ministerka

Ajo shtoi se është thelbësore të ruhet pavarësia e shoqërisë civile, duke qenë se organizatat civile dhe jofitimprurëse luajnë një rol aktiv në formësimin dhe monitorimin e politikave publike të zbatuara nga institucionet.zelena agenda_zamenik

Konferenca organizohet nga Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Bashkëpunim “ALKA”.