Oxhaklieska në Athinë në Dialogun rajonal për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ministrore në kuadër të dialogut rajonal të Forumit Evropian për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat (EFDRR), i cili mbahet nga 20 deri më 21 tetor me temën “Sistemet inkluzive dhe kolaborative për menaxhim me rreziqet nga ngrohja dhe zjarret në pyje”, në Athinë.

1

Duke theksuar se ndryshimet klimatike mund të rrisin intensitetin dhe shpeshtësinë e fatkeqësive natyrore, si dhe rritjen e probabilitetit të ndotjes së mjedisit gjatë stuhive, fatkeqësive natyrore dhe katastrofave, zëvendësministrja Oxhaklieska tha se është e nevojshme që të gjitha vendet të bashkëpunojnë në nivel rajonal, me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit me rreziqet nga katastrofat klimatike. Organizatat ndërkombëtare që lehtësojnë komunikimin ndërkufitar dhe gjithashtu e bëjnë më të suksesshëm menaxhimin e zonave të mbrojtura ndërkufitare, luajnë një rol kyç në këtë proces.

IMG_20221022_020215

- Njëkohësisht, kjo ngjarje ofron një mundësi për të shkëmbyer përvoja të vlefshme, për të identifikuar zgjidhje dhe për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin politik, si dhe për të realizuar angazhimet e përbashkëta për t’u përballur me rreziqet dhe ndikimet e temperaturave ekstreme, valëve të të nxehtit dhe zjarreve në pyje, duke përshpejtuar zbatimin e kornizës Sendao në rajon, shtoi ajo.

Оџаклиеска во Атина на Регионален дијалог за за намалување на ризици од катастрофи

Në kuadër të pjesëmarrjes në Dialogun rajonal, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska pati një takim pune dypalësh me Sekretarin e përgjithshëm të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, z.Masurati.

22

Ngjarja organizohet nga Qeveria e Greqisë me mbështetjen e Sekretariatit të Forumit Evropian për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat (EFDRR) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, dhe synon të mundësojë dialog shumëpalësh, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të politikave të adaptuara në nivel lokal dhe aksioneve, si dhe për të intensifikuar dhe përmirësuar bashkëpunimin ndërkufitar të vendeve të rajonit të Mesdheut.