Takim zyrtar mes Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, z.Naser Nuredini dhe kryetarit të Selanikut, Z. Yannis Boutaris

Më 26 korrik 2019 Ministri Nuredini zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e Selanikut, Republikës Helene, Z. Yannis Boutaris.

Kryetari Boutaris theksoi se pas nënshkrimit të Traktatit të Prespës, dy vendet tona duhet të tregojnë një shembull bashkëpunimi në mbrojtjen e mjedisit.

Në takim u diskutua për programet evropiane për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, si dhe mundësitë për paraqitje të përbashkët gjatë aplikimit për ngritjen e një qendre mjedisore edukative.

Ministri Nuredini shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është në dispozicion me të gjitha kapacitetet e saj për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Republikës Helene në fushën e mjedisit.