Filloi ndërtimi i rrjetit sekundar fekal të kanalizimit në v.b Hasanbeg

DSC_1024(10.09.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së i obliguar për zbatimin e marveshjes kornizëMusa Xhaferidhe kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, sot morrën pjesë në shënimin e fillimit të punëve ndërtimore të rrjetit sekundar fekal të kanalizimit në rrugën 37 dhe 22 në v.b Hasanbeg.

Rrjeti i kanalizimit është me një gjatësi të përgjithshme prej 600 m.

Ky projekt bashkëfinancohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me 2,5 milionë denarë, ndërsa komuna e Gazi Babës do të marrë pjesë në këtë projekt me sanimin e rrugëve.