Është hapur ekspozita “Ekosistemet bashkëkohore – një kërkim midis artit dhe ekologjisë në Maqedoninë e Veriut”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Ekosistemet bashkëkohore – kërkim mes artit dhe ekologjisë në Maqedoninë e Veriut” të artistëve italianë Antonio Masaruto dhe Roberto Geci. Kjo mbahet me rastin e ditës italiane të artit bashkëkohor (8 tetor) dhe përfaqëson një lloj kombinimi bashkëkohor dhe unik të artit dhe ekologjisë.Izlozba_Sovremeni-Ekosistemi-6

Ekspozita organizohet nga Ambasada e Italisë në Shkup dhe Instituti Italian i Kulturës në Beograd, në bashkëpunim me Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe në bashkëpunim me Parkun Kombëtar Mali Sharr, klubin alpinistik “Ljuboten” dhe ShoqatënEkologjike të Maqedonisë.

Veprat e artit do të ekspozohen deri më 26 tetor 2022.

Në hapje, Ambasadori i Italisë, E.T. Andrea Silvestri dhe kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.