U realizua një takim mes Nuredinit dhe Shilegovit

nuredini_silegovMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini e mbajti takimin e parë të punës me kryetarin e Komunës së Shkupit Petre Shilegov. Në takim, u shkëmbyen mendimet mbi kushtet aktuale të mjedisit në kryeqytet dhe në vend, por edhe për sfidat që do të hasen në periudhën e ardhshme në zbatimin e politikave dhe masave të cilat do ta përmirësojnë mjedisin dhe do të përmirësohet cilësia  e jetës së qytetarëve të Shkupit dhe të gjithë vendit. Duke pasur parasysh se Shilegovi është edhe kryetari i ZELLS-it (Shoqatëssë Vetëqeverisjes Lokale) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim u diskutua edhe për zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit midis qeverisë qendrore dhe vetqeverisjevelokale në departamentin e mjedisit.