Është mbajtur takimi i gjashtë e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Natyrës

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka hapur sot takimin e gjashtë të Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, të themeluar në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.Одржан Шестиот состанок на Националниот совет за за заштита на природата

Ministrja Shukova falënderoi anëtarët e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Natyrës për pjesëmarrjen në takimin ku u diskutua për sfidat me të cilat përballen zonat e mbrojtura në vendosjen e menaxhimit të qëndrueshëm. Ndër të tjera u diskutuan mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura nëpërmjet promovimit të vlerave natyrore, përmirësimit të financimit nga pagesa e tarifave të hyrjes dhe nëpërmjet mbështetjes së subjekteve për menaxhimin e zonave të mbrojtura/parqeve kombëtare.4

Sipas rendit të ditës, u shqyrtuan dhe u diskutuan çështje të ndryshme nga fusha  e mbrojtjes së natyrës, të cilat kishin të bënin me iniciativën për shpalljen e rajonit të Katllanovës për zonë të mbrojtur, Draft-Ligjin për shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në kategorinë Monument Natyror, veçanërisht në pjesën e zgjedhjes së subjektit të përshtatshëm për menaxhim.2

Anëtarët e Këshillit Kombëtar për Natyrën mirëpritën dhe mbështetën masat parandaluese të propozuara nga MMJPH për tejkalimin e situatës me ariun e murrmë me mundësinë e plotësimit të tyre sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu u prezantua ecuria e aktiviteteve lidhur me statusin e Konventës së Bernës lidhur me dosjet e hapura për PK Mavrovë, PK Galiçica dhe Liqeni i Ohrit.