U mbajt takimi i parë i punës së trupit koordinues për përgatitjen e Planit të ri Hapësinor

Koordinativno_telo_ProstorenPlan_1Sot u mbajt takimi i parë punues i trupit koordinues për përgatitjen e Planit të ri Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020-2040.

“Detyra jonë është të krijojmë një Plan Hapësinor modern, i cili do t’i plotësojë kushtet dhe nevojat moderne dhe i cili do të jetë vizion se si e imagjinojmë të ardhmen e vendit tonë në planin afatgjatë – tha ministri Nuredini në fjalën e tij hyrëse, duke theksuar se në krijimin Konceptit të Hartimit të Planit respekton të gjitha parimet e planifikimit hapësinor, duke përfshirë parimin e integritetit dhe demokracisë, si dhe përfshihen të 8 rajonet planifikuese, zhvillimore në vend, të cilat ofrojnë lidhje me të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale ( të përfaqësuar nga kryetarët e tyre). Në këtë mënyrë mundësohet perceptimi i nevojave dhe vizioneve për zhvillim lokal, si dhe sigurimi më i lehtë i dokumentacionit të duhur nga një nivel më i ulët.

Sipas Nuredinit, hapi tjetër është përgatitja e Detyrës Programore të Planit, e cila duhet të japë udhëzimet bazë për përgatitjen e tij, dhe pikërisht këtu ministrat e të gjitha dikastereve luajnë një rol kyç në vënien në dukje të drejtimeve të përgjithshme për politikën e zhvilluar, dëshiruar, integruar, e të harmonizuar. Anëtarë të trupit koordinues janë të gjithë ministrat dhe drejtorët e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive të RMV-së dhe Entit Shtetëror të Statistikave, ndërsa hartues i Planit Hapësinor është Agjencia për Planifikim Hapësinor. Në takim u miratua rregullorja e punës, u prezantua legjislacioni për përgatitjen dhe miratimin e Planit Hapësinor dhe llojet e dokumenteve të nevojshme si bazë dokumentacioni.