Mbahet takimi konsultativ për miratimin e dy dokumenteve të rëndësishme për ndryshimet klimatike dhe zhvillim të gjelbër të shtetit

Sot, 03.02.2021, si pjesë e procedurës qeveritare për miratimin e dy dokumenteve – Raporti i tretë dyvjeçar për ndryshimet e klimatike dhe Kontributi i përcaktuar kombëtar Marrëveshja e Parisit, të paraqitura nga MMJPH, u mbajt një takim konsultativ me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytiqi,  ministrat e Mjedisit Jetësor, Financave dhe Transportit dhe Lidhjeve Nuredini, Besimi, Boçvarski, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Dimkovski, si dhe përfaqësues të ASHAM dhe UNDP-së.
Në takim, ministri Nuredini theksoi rëndësinë e miratimit të të dy dokumenteve, përfitimet e tyre në aspektin e mjedisit jetësor, por edhe në drejtim të zhvillimit të gjelbër të shtetit dhe vendeve të punës të gjelbra të projektuara, si dhe politikat e nevojshme të ardhshme në sektorët e përfshirë nga analizat e potencialit për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike.
MMJPH i sheh këto dy dokumente si thelbësore për përparimin e procesit të përafrimit të politikave kombëtare të ndryshimeve klimatike me politikat e BE-së në këtë fushë dhe përmbushjen e detyrimeve sipas Konventës për ndryshimet klimatike, arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, Marrëveshja e Gjelbër e BE-së si dhe detyrimet e vendit sipas Marrëveshjes për themelimin e  Komunitetit të energjisë,që do të pasqyrojë pozitivisht vlerësimin e përgjithshëm të vendit për Kapitullitn 27 Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet  Klimatike dhe do të kontribuojë në gatishmërinë më të mirë të vendit për të filluar negociatat me BE në këtë fushë.