Është mbajtur debat publik lidhur me Draft planin për Menaxhimin e Zonës së Mbrojtur “Malet e Osogovës”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për valorizimin apo rivlerësimin e zonave të mbrojtura dhe shpalljen e zonave të mbrojtura, kanë mbajtur sot një debat publik për Draft planin e Menaxhimit me Zonën e Mbrojtur (ZM) “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 – 2031.

Одржана јавна расправа по  однос на Нацрт-Планот за управување со Заштитен предел

Duke theksuar se vendosja e menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura është një nga aktivitetet prioritare për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin social-ekonomik, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, u bëri thirrje për bashkëpunim dhe pjesëmarrje aktive të gjitha palëve të interesuara në përgatitjen e Planit të Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur – Malet e Osogovës, që do të sigurojë mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore të zonës së mbrojtur dhe përfitimin e popullatës lokale përmes promovimit të vlerave natyrore dhe kulturore dhe zhvillimit të ekoturizmit.

Në këtë debat publik u prezantua Draft plani i menaxhimit për ZM “Malet e Osogovës”, ku të gjithë pjesëmarrësve iu dha mundësia të shprehin mendimet dhe komentet e tyre, ndërsa në 10 ditët e ardhshme publiku do të ketë mundësi të dorëzojë komente apo sugjerime të cilat do të kontribuojnë në përgatitjen e Planit.

 

Draft plani i menaxhimit të ZM “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 – 2031 është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e MMJPH-së në linkun e mëposhtëm: https://cutt.ly/eFQp1Ia.