U mbajtë debat publik mbiDraft-Raportin e Vlerësimin Strategjik ndaj Mjedisit të Draft-Planit për Menaxhimin eZM “Malet e Osogovës”

Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligjin për Mjedisin, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, sot mbajtën një debat publik për prezantimin e Draft-Raportit të Vlerësimit Strategjik ndaj Mjedisit të Draft Planit të Menaxhimit të ZM “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 -2031.

Одржана јавна расправа за Нацрт-Извештајот за стратегиска оцена врз животната средина на Нацрт-планот за управување со ЗП „Осоговски Планини

Одржана јавна расправа за Нацрт-Извештајот за стратегиска оцена врз животната средина на Нацрт-планот за управување со ЗП „Осоговски Планини

 

Sipas udhëheqësit të Sektorit të Planifikimit Hapësinor në MMJPH Nebi Rexhepi, qëllimi është që të arrihet një transparencë më e madhe e gjithë procedurës për hartimin dhe definimin e planit, ndërsa mendimet dhe vërejtjet e shprehura në diskutim dhe pas diskutimit do të merren parasysh gjatë përgatitjes së Raportit përfundimtar të vlerësimit strategjik.

Qeveria e RMV-së në nëntor 2020, solli vendim për shpalljen e një pjese të maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur në kategorinë V zone e mbrojtur, e cila do të mundësojë menaxhim të integruar dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve natyrore për të ruajtur bukuritë e saja natyrore dhe të theksohet vlera e njohur turistike e rajonit të Osogovës, e cila është e një rëndësie të madhe për popullsinë vendase dhe ekonominë lokale.