U mbajtë një takim protokollar me ambasadoren suedeze Ami Larson

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, realizoi një takim përshëndetës me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein. Në këtë takim, të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm dhe  riafirmuan angazhimet dhe përkushtimie tyre për ndërtimin e një marrëdhënieje partneriteti dhe veprim të përbashkët në mbrojtjen e mjedisit.

Одржана протоколарна средба со шведската амбасадорка Ами Ларсон

Ambasadorja Larson dha një pasqyrë të strategjisë shtatëvjeçare të bashkëpunimit midis Suedisë, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për reformat dhe aktivitetet që synojnë ndaj mjedisit, ku u theksuan veçanërisht aktivitetet për cilësinë e ajrit të ambientit, mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e mbeturinave.

Ministrja Shukova, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e mëparshme që na si shtet e marrim nga Qeveria suedeze dhe gatishmërinë për ta thelluar atë në fushën e mjedisit dhe klimës.