SHPALLJE PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL PËR MENAXHUES TË MBETURINAVE

Në bazë të nenit 48 nga Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 216/2021), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor publikon:

SHPALLJE PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL PËR MENAXHUES TË MBETURINAVE

  1. Çdo kandidat që aplikon për shpalljen për dhënien e provimit professional për menaxhues të mbeturinave duhet të plotësoje këto kushte:

-          Të ketë vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

-          Të ketë të përfunduar të paktën arsimin e lartë të nivelit VI ose arsimin e lartë me të paktën VII/1, pa diplomë me të paktën 180 kredi sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (SETK);

-          Me vendim të formës së prerë, nuk i ndalohet ushtrimi i një profesioni, veprimtarie ose detyre, për sa kohë që zgjasin pasojat e ndalimit dhe

-          Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune pas diplomimit në trajtimin e mbeturinave dhe/ose mjedisit jetësor

-          Vërtetim për trajnim të detyrueshëm për menaxhimin e mbeturinave/ menaxhues i lartë i mbeturinave nga një person juridik i autorizuar nga MMJPH

  1. Kandidati që aplikon për shpalljen për dhënien e provimit professional për menaxhues të mbeturinave duhet të paraqesë këto dokumente:

-          Kërkesë për dhënien e provimit professional, ku do të shënohen qartë të dhënat e përgjithshme të kandidatit (emri dhe mbiemri, numri i telefonit, posta elektronike);

-          Letërnjoftimi (kopje e inspektimi) – për të vërtetuar vendbanimin;

-          Diplomë në fushën përkatëse (origjinale ose kopje e noterizuar);

-          Dëshmi për përvojën e punës pas diplomimit në trajtimin e mbeturinave dhe/ose mjedisit jetësor;

-          Vërtetim se me vendim të formës së prerë nuk i është ndaluar kryerja e një profesioni, veprimtarie ose detyre, për sa kohë që zgjasin pasojat e ndalimit

-          Vërtetim për mjetet e paguara si kompensim për dhënien e provimit profesional për menaxhues të mbeturinave – Fletëpagesa PP/50 në vlerë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) denarë, e paguar në xhiro llogarinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, qëllimi i dërgesës: dhënia e provimit profesional për menaxhues të mbeturinave, llogaria e përdoruesit buxhetor 1210115202631 10, kodi i të ardhurave dhe program 718112 10.

  1. Dokumentet e nevojshme dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi Presveta Bogorodica, nr.3, kati 2.
  2. Afati i fundit për regjistrim për dhënien e provimit është data 02.10.2023.
  3. Pjesa e parë e provimit është caktuar më datë 09.10.2023 nga ora 10:00 deri në orën 15:00, pjesa e dytë e provimit është caktuar më datë 30.10.2023 nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
  4. Program për dhënien e provimit si dhe të gjitha materialet mund t’i gjeni në ueb faqen e Ministrisë www.moepp.gov.mk .