Një grant prej 70 milionë eurosh nga BE-ja është siguruar për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Shkup

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, sot është nënshkruar Marrëveshja për grant në vlerë prej 70 milionë euro për ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për Shkupin. Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe nënkryetarja e BEI-së Liliana Pavlova. Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçic dhe ambasadori evropian David Geer.

Обезбедени 70 милиони евра грант од ЕУ за Пречистителната станица во СкопјеNdërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit do të jetë projekti më i madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor i realizuar deri më tani në vendin tonë, por në të njëjtën kohë edhe sfida më e madhe.

2Ne si Qeveri e mbyllim ndërtimin financiar dhe mundësojmë fillimin e ndërtimit të stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkupit. Pas sigurimit të financave, mbetet obligim i Qytetit të Shkupit që të përfundojë procesin e shpronësimit dhe së bashku me komunën e Gazi Babës të kompletojnë dokumentacionin urbanistik dhe nënshkrimin e kontratave për ndërtim dhe mbikëqyrje nga drejtori i NP Ujësjellës dhe Kanalizime.

3Ky është një process sfidues që kërkon një koordinim të madh nga të gjitha palët e përfshira. Por PO, ne jemi të gatshëm të pranojmë sfidën. Ky projekt është mbi të gjitha interesat politike dhe imperativ përderisa duam të jemi pjesë e familjes evropiane – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.

4