Nuredini: Detyra që na pret është institucionalizimi i mëtutjeshëm formal me miratimin e Strategjisë afatgjate dhe Ligjit për aksion klimatik

3xMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, merr pjesë në seancën plenaretë Konferencës së 25-të nivelit të lartë të PalëvetëUNFCCC, e cila nga 2-13 dhjetor 2019 mbahet në Madrid, Spanjë.Në fjalimin e tij, Ministri Nuredini informoi bashkësinë ndërkombëtare për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriutnë drejtim të  zbatimit të Marrëveshjes së Parisit për klimën.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar për të përmbushur detyrimet e saj kombëtare në përputhje me Marrëveshjene Parisit. Angazhimi ynë është të sigurojmë integrimin e politikës energjetike dhe klimatike, e cila është e lidhur drejtpërdrejt me rregulloret e BE-së për menaxhimin e integruar të energjisë dhe klimës”.

2Më tej, në fjalën e tij theksoi se detyra që na pret është institucionalizimi i mëtutjeshëm formal i procesit, duke miratuar dy dokumente shumë të rëndësishme që momentalisht janë në fazën e hartimit, përkatësisht Ligji për aksionklimatik dhe Strategjia afatgjate për aksionklimatik.

Në fund ai theksoi rëndësinë e qasjes transparente, integrimin, mbledhjen e njohurive si dhe mbi të gjitha rëndësinë e ambicieve, duke u zotuar të bëjmë më të mirën në luftën kundër ndryshimeve klimatike – “Ne mund të jemi një vend i vogël, por planifikojmë të bëjmë ndryshim të madh – tha Ministri Nuredini.

Konferenca është organizuarnë mënyrë qëpalët nënshkruese të përpiqen të nxisin një dialog mbi zgjidhjet e përbashkëta bashkëkohore dhe të qëndrueshme për një sërë temash që lidhen me ndikimet negative të ndryshimeve klimatike.