Nuredini: Organizatat e Qytetarëve janë partnerët tanë në procesin e zbatimit të veprimeve  klimatike

Nuredini_Gragjanski_organizaciiMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mbajti fjlimin e tij në promovimin e projektit “Organizatat e Qytetarëve në Veprim për Ndryshimet Klimatike”, i cili ka për qëllim mbështetjen e veprimeve dhe partneriteteve lokale dhe kombëtare për veprimin klimatik dhe përballjen me ndryshimet klimatike.

Ai theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri më tani ka bërë progres të kënaqshëm në agjendën klimatike të vendit tonë, duke theksuar rolin e Organizatave Joqeveritare si partnerë kryesorë në procesin e zbatimit të veprimeve klimatike dhe politikave klimatike, si dhe në zbatimin e strategjisë dhe harmonizimin e ligjeve me direktivat e Bashkimit Evropian.

Në promovimin solemn të projektit fjalim hyrës pati edhe ambasadorja e Suedisë në Shkup, shkëlqesia e saj Kristin Forsgren Bengston.

Projekti zbatohet nga një konsorcium projekti i tre organizatave partnere të udhëhequra nga Eko-svest, në bashkëpunim me Shoqatën e Juristëve të Rinj Maqedonas dhe Organizatën për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve, dhe me mbështetje financiare nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar-Sida , përmes ambasadës suedeze në Shkup.