NUREDINI: Ne po e hapim rrugën për krijimin e ekonomisë rrethore

НУРЕДИНИ Го трасираме патот за воспоствување на циркуларна економијаSot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori pjesë në prezantimin e projektit Cinderela për ekonominë rrethore dhe shfrytëzimin e mbeturinave si burim, i cili u zhvillua në kuadër të kompanisë Makstil SHA, në kompleksin Hekurudha. 

Në ngjarje, u prezantuan një pjesë e aktiviteteve të projektit, veçanërisht përdorimi i materialeve të ndërtimit bazuar në përdorimin ezgjyrës së bardhë dhe të zezë si lëndë e parë sekondare e fituar gjatë shkrirjes së hekurit të vjetër, të cilët u përdorën për  të ringjallur hapësirën e degraduar në parking dhe rindërtimi i rrugëve hyrëse, si dhe për muret ndarëse. 

Ministri Nuredini në fjalimin e tij theksoi se ky projekt po realizohet në momentin kur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria e RMV-së po hapin rrugën për krijimin e një ekonomie rrethore në vend, dhe se ky model biznesi i ekonomisë rrethore për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe ndërtim tregon se është e mundur që politikat dhe praktikat të ndiqen, dhe politikat e zhvilluara të konfirmohen në realitet. 

 

-  Përdorimi i lëndës së parë sekondare industriale si një material ndërtimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të deponuara, mbron burimet parësore dhe në të njëjtën kohë siguron një zgjidhje më të lirë dhe më të lehtë për rindërtimin e rrugëve. Projekti Cinderela prezanton një aplikim kontrekt të asaj që e promovon Qeveria e RMV-së me reformën në sektorin e mbeturinave, dhe ajo është: përzgjedhja, ripërdorimi, riciklimi dhe përpunimi i mbeturinave – shtoi ai.  

Projekti Cinderela, veçanërisht “Modeli i ri i biznesit të ekonomisë rrethore për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe ndërtim” zbatohet nga Instituti i Inxhinierisë Civile në Maqedoni dhe prezanton një projekt kompleks kërkimor dhe novator, i cili ka për qëllim të zhvillojë dhe demonstrojë një model të ri biznesi të ekonomisë rrethore, bazuar në mundësitë të zvogëlojë mbeturinat urbane. Financohet nga programi “Horizont 2020” i Komisionit Evropian. 

Për ndërtimin e parkingut u përdorën rreth 11.000 tonë zgjyrë e zezë e përpunuar, ndërsa për ndërtimin e mureve ndarëse të bëra në fabrikën Karposh, u përdorën blloqe të parafabrikuara të betonit të bëra prej betoni me shtuarjen e 20% të zgjyrës së bardhë si zëvendësim i çimentos.