Qasja e re programore e Zvicrës në përshtatejn e sektorëve më të cenueshëm në Maqedoninë e Veriut

Me ftesë të organizatës joqeveritare Helvetas, Zvicër, ministrja Shukova zhvilloi një takim pune me Rupa Mukerji, drejtoreshë e Njësisë për Shërbime Këshillimore dhe anëtare e Bordit Drejtues të Helvetas, ku diskutuan për mundësinë e organizimit të një prezantimi rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor nën udhëheqjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën e ardhshme të Palëve të UNFCCC-së, e cila duhet të mbahet me propozim të Grupit të Evropës Lindore (ku bën pjesë edhe vendi ynë). Ministrja Shukova u njoftua edhe për qasjen e re programore të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut në fushën e përshtatjes së sektorëve më të cenueshëm ndaj ndryshimeve klimatike.