Ligji i ri për Planifikimin Hapësinor është në fazë të avancuar të hartimit

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë sot në takimin e përfaqësuesve të Sektorit për Planifikim Hapësinor në MMJPH me përfaqësues të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë dhe profesorë nga Fakulteti i Arkitekturës në UKIM, ku u diskutua për progresin në hartimin e Ligjit të ripër planifikimin hapësinor.Zakon za prostorno planiranje

Në takim, zëvendësministrja Oxhaklieska shprehu kënaqësinë e saj që hartimi i ligjit është në një fazë të avancuar, si dhe nga bashkëpunimi me SHEM dhe me ekspertët. Gjatë kësaj Oxhaklieska potencoi rëndësinë e inkorporimit të konnceptittë infrastrukturës së gjelbër në zgjidhjen ligjore.