Plani i ri kombëtar dhjetë-vjeçar për menaxhimin e mbeturinave në debat publik

Javna_rasprava_nacionalen_plan_za_otpadSot u mbajtë debati publik mbi Draft raportin e vlerësimit strategjik të mjedisit për Planin kombëtar të menaxhimit të mbeturinave 2020-2030 ( PKMM) për Republikën e Maqedonisë së Veriut i cili synon të përmirësojë situatën me menaxhimin joadekuat të mbeturinave të ngurta në vendin tonë. Ai duhet të mundësojë përmirësimin e standardeve për menaxhimin e mbeturinave të amvisërisë në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht problemet e depozitimit të mbetjeve ekologjikisht të pasigurta në deponitë komunale dhe të tjera “ilegale”, të cilat nuk përmbushin ndonjë standard ekologjik dhe të cilat urgjentisht duhet të mbyllen dhe të krijohen qendra rajonale të menaxhimit të mbeturinave. PKMM i ri 2020-2030 rregullon menaxhimin e mbeturinave industriale, medicinale, si dhe rrjedhat e veçanta të mbeturinave.

Një risi krahasuar me planin e mëparshëm kombëtar është se ky plan përfshin gjithashtu programe për rrjedha speciale të mbeturinave (mbeturinat e paketimit, mbeturinat e baterinave dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike), të cilat synojnë të ofrojnë udhëzime specifike për arritjen e objektivave të përcaktuara në ligjet përkatëse për rrjedhat e veçanta të mbeturinave, veçanërisht në pjesën e sasive të lëshuara në treg të këtyre materialeve dhe produkteve, si dhe parashikimet e ardhshme dhe trendet e zhvillimit në dhjetë vitet e ardhshme.

Sipas ministrit Nurdini, i cili e hapi debatin publik, pritet që ky PKMM 2020-2030 të çojë në përmirësimin e nevojshëm të situatës me menaxhimin e mbeturinave në R e Maqedonisë së Veriut dhe me zbatimin e qëndrueshëm të legjislacionit të ri për menaxhimin e mbeturinave për të cilin MMJPH ka punuar për katër vitet e fundit, të mundësojë që të realizohen aktivitetet e parashikuara.