Vendbanimi “Millo” në Berovë do të pajiset me kanalizimdhe do të lidhet me sistemin e kolektorëve në qytet

reka_berovo_korito(24 korrik 2019) Filloi ndërtimi i një rrjeti të ri të kanalizimit për ujërat e zeza, në vendbanimin “Millo” në Berovë. Sipas parashikimit, nga Komuna, potencojnë se ky vendbanim më në fund do të ketë kanalizim dhe do të lidhet me sistemin e kolektorëve në qytet dhe do të përfshihen edhe pjesët e tokës ndërtimore përreth, ku në të ardhmen mund të ndërtohen shtëpitë reja familjare.

- Me këtë do të tejkalohet problemi shum vjeçarë i banorëve të këtij vendbanimi dhe do t’ju përmirësohen kushtet e tyre të jetesës, nëpërmjet të cilit do ta mbrojmë mjedisin. Sistemi i ri i kolektorit do të kalojë në anën tjetër të lumit Bregallnica, në ambientet e ndërmarrjes publike “Usluga”, me qëllim që të përfshihen sa më shumë parcela që ndodhen në zonën e ndërtimit, të cilat do të lidhen me sistemin tani më ekzistues në “Kaftanski Most”, në lumin Bregallnica, thonë nga Komuna.

Sipas programit për rregullimin e tokës ndërtimore të Departamentit për AktiviteteKomunale, kontraktori tashmë është vënë në ndërtim dhe punët më të gjera ndërtimore, siç shtuan, do të fillojnë në periudhën e ardhshme.

Fondet në vlerë prej 3 milionë e 500 mijë denarë për realizimin e këtij projekti ofrohen nga Ministria e Mjedisit Jetësor me bashkëfinancim nga buxheti i komunës.