Мinistri Izairi në promovimin e projektit për cilësinë e ajrit

3(09.09.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, evroambasadori E.T. Aivo Orav dhe konsuli i nderit i Finlandës, Svetozar Janevski sot mbajtën fjalim në promovimin e Tvining projektit të financuar nga BE: „Përforcimi i mëtejshëm i kapaciteteve për implementimin efektiv të acquis në sferën e cilësisë së ajrit“.

- Në kuadër të projektit planifikohet revizioni i Planit kombëtarë për reduktimin e emisioneve në ajër dhe përpunimi i projeksioneve të emisioneve kombëtare deri në vitin 2030 . Planifikohet edhe përpunimi i planeve lokale në të cilat do të zgjerohen masat afat shkurtëra dhe afatgjate për mbrojtjen e cilësisë së ajrit ambiental, ndërsa do të zbatohet edhe fushata për matjet shtesë të përbërjes së grimcave РМ10, me qëllim të përpunimit të një Plani cilësorë për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit-theksoi ministri Izairi, duke shprehur kënaqësinë nga rezultatet e shkëlqyeshme të arritura deri më tani nga një numër i madh i projekteve në sferën e ajrit, të realizuara si pjesë e programeve evropiane FARE, KARDS dhe IPA.

Me ndihmën financiare nga këto programe, R. e Maqedonisë me sukses e përgatiti legjislacionin nga sfera e ajrit, në të cilin u transponuan direktivat e BE-së, vendosi sistemin shtetëror të vëzhgimit për cilësinë e ajrit, sistemin për menaxhimin cilësorë me të dhënat, si dhe portalin për cilësinë e ajrit për prezentimin e informatave relevante nga sfera e ajrit.

Fushatat mediatike, sistemi më efikas informativ dhe ueb-portali më i pasur për cilësinë e ajrit , janë pjesë e aktiviteteve me të cilat do të mundësohet ngritja e vetëdijes publike rreth kësaj problematike.

Duke shprehur bindjen se BE do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë, në përballjen me sfidat nga sfera e mbrojtjes së mjediist jetësor, evroambasadori Orav deklaroi se vetëm me përpjekje të përbashkëta të të gjitha palëve të tanguara në nivel kombëtarë, rajonal dhe lokal mund të kontribuohet për një ajër të pastër për gjeneratat e sotme por edhe për ato të ardhëshme.

Projekti është me afat kohor prej 21 muajsh, do të zbatohet nga maji i 2015 deri në janar të 2017 , ndërsa mbështetja financiare prej 1,1 milion evro është siguruar përmes IPA.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është përforcimi i kapaciteteve në nivel lokal dhe qendror në sferën e menaxhimit me cilësinë e ajrit dhe ndikimin e ndotjes së ajrit mbi shëndetin, përmes trajnimeve për vëzhgimin, vlerësimin dhe informimin si dhe zbatimin e të drejtës evropjane adekuate.