Ministri Nuredini zhvilloi takim me ambasadorin hungarez Duks

Nuredini_Ungarskiambasador_1(29.07.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Hungarisë Laslo Ishtvan Duks, i shoqëruar nga këshilltari ekonomik i Ambasadës Ervin Sel.

Ambasadori Duks, në takim theksoi bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen që Qeveria e Hungarisë i jep shtetit tone në fushën e mjedisit, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujit dhe mbeturinave.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për mundësitë e vazhdimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mjedisit.

Ministri Nuredini me kënaqësi e pranoi bashkëpunimin e ofruar me bindjen se mbështetja me projekte të reja do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe të gjithë vendit.