Ministri Izairi u takua me drejtorin e misionit të USAID-it në RM z. Stajn

(31.08.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot në ambientet e Ministrisë, zhvilloi një takim pune me drejtorin e misionit të USAID-it në Republikën e Maqedonisë z. Xhejms Stajn.

Në këtë takim, të dy palët biseduan për thellimin e bashkëpunimit në sferën e ujërave, resurseve energjetike dhe ndryshimeve klimatike, me ç’ rast shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm.