Ministri Izairi lider i konferencës së ardhshme ministrore në Iniciativën Qendrore Evropiane

20141009_192819

Ju informojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mori pjesë në Konferencën Ministrore të Iniciativës Qendrore Evropiane e cila u mbajt në Vjenë.

Në këtë Konferencës me temën “Transformimet energjetike”, morën pjesë ministrat kompetent për mjedisin jetësor nga 10-të shtete të rajonit, ku u diskutua për kontributin e rajonit në luftën kundër ndryshimeve klimatike përmes shfrytëzimit të zmadhuar të burimeve të ripërtëritura të energjisë dhe përfitimet reciproke nga përdorimi i tyre (si potenciali për gjenerimin e vendeve të reja të punës). Në pajtim me rekomandimet, vitin e ardhshëm kryesues i Iniciativës Qendrore Evropiane do të jetë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e R. së Maqedonisë e udhëhequr nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi.

Në margjinat e kësaj konference, ministri Izairi, realizoi takim bilateral me kolegun e tij austriak, ministrin Federal për Bujqësi, Mjedis Jetësor dhe Menaxhim me Resurset Ujore, Andra Ruprehter. Në këtë takim u definuan hapat në vijim si dhe dinamika e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike përmes nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në këto dy fusha.

Ministri Izairi realizoi dhe bisedime bilaterale edhe me ministrin kroat të Mjedisit Jetësor dhe Mbrojtjes së Natyrës, Mihaell Zmajoviq,  me drejtorin e Agjencisë së Mjedisit Jetësor të Austrisë, Xhorxh Reberning si dhe me Drejtorin e Agjencisë së Pylltarisë Majkll Suter.

SHËRBIMI PËR INFORMIM