Ministri Izairi dhe ambasadori slloven Rakovec e vizituan TAB MAK-un në Probishtip

DSC_0206(01.04.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, së bashku me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë Branko Rakovec, e vizituan fabrikën për prodhimin e akumulatorëve TAB MAK në Probishtip.

Gjatë vizitës u realizua takim pune me menaxhuesin e kompanisë ku nga ana e tyre u prezantuan aktivitetet e kompanisë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë procesit të punës.

Theks më të madh gjatë bisedimeve iu kushtua problemit rreth deponimit të mbeturinës së rrezikshme që paraqitet në procesin e punës, rregullativës ligjore ekzistuese të Republikës së Maqedonisë dhe gjetjes së zgjidhjes së pranueshme për rregullimin e këtij procesi.

Menaxhuesi i kësaj kompanie iu falënderua Ministrit dhe Ambasadorit për vizitën dhe shprehi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.