Ministri Izairi dhe Kryetarja Arifi në mbledhjen kordinative

sostanok1(14.08.2015) Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi bashkë me Ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Nurhan Izairi, zhvilluan kordinimin e radhës me grupin punues për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellsit dhe të kanalizimit. Bashkë me grupin punues ishin edhe ekipi i ekspertëvei cili përbëhet nga nga Rudolf De Krom nga Holanda, ekipi-lider dhe ekspert për përmbytje, Tina Peternel nga Sllovenia dhe Patrik Gindre nga Franca, ekspertë për vlerësimin e dëmeve të infrastrukturës, Markus Meksner nga Gjermania dhe Tamash Mader nga Hungaria, ekspertë për ripërtëritje të hershme të sistemeve për ujësjellës dhe kanalizim, Joakim Shvejgëll nga Austria, ekspert-inxhinier i ndërtimit për planifikim urban dhe zbatim të masave për mbrojtje dhe shpëtim në nivel lokal dhe Alfonso Basanta nga Spanja.