Ministri Izairi e vizitoi f. Shipkovicë

(05.08.2015) Nurhan Izairi ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Fatmir Besimin zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për çështje evropiane dhe Hisen Xhemailin kryetarin e Këshillit të komunës së Tetovës, sot e vizituan fshatin Shipkovicë të Tetovës. Ky është njëri ndër fshatrat në të cilin katastrofa natyrore jo vetëm që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por ka marrë edhe viktima. Qëllimi i vizitës është që të bëhet inspektimi i dëmeve të shkaktuara, por edhe koordinimi i aktiviteteve në terren që sa më shpejt që të jetë i mundur largimi i shpejtë i pasojave nga stuhia dhe sigurimi i kushteve themelore për jetesë.

sipkovica 1  sipkovica 2

sipkovica 3  sipkovica 4