Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,u takua me Ambasadorin e Spanjës Emilio Lorenzo Sera

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës E. T. Emilio Lorenzo Sera.

Në këtë takim u diskutua për qëndrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës në parg të Samitit të Veprimit Klimatik që do të mbahet në Shtator në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në fakt, ambasadori e theksoi mbështetjen dhe inkurajoi shprehjen e qëndrimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila planifikon të barazojë pozicionin me atë të Mbretërisë së Spanjës dhe të Perusë në lidhje me forcat lëvizëse shoqërore dhe politike në lidhje me gjininë, shëndetin dhe tranzicionine drejtë.

Ministri Nuredini, theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka një strategji transparente që ofron mundësi dhe zgjidhje të ndryshme për gjetjen e praktikave më të mira dhe zbatimin e tyre.